Manchester United sot ka rënë dakord përfundimisht për përforcimin e parë në afatin e verës, pasi ka përfunduar transferimin e Joshua Zirkzee që arrin në “Old Trafford” nga Bologna.
Në fund, Milan dhe Man United luftuan për nënshkrimin e tij, por kuqezinjtë u tërhoqën nga negociatat pak ditë më parë.
United pritej të aktivizonte klauzolën e blerjes prej 40 milionë euro në kontratën e Zirkzee, por Fabrizio Romano njoftoi sot se Djajtë e Kuq ishin në gjendje të arrinin një marrëveshje më të mirë dhe të paguanin më pak.
Zirkzee, i cili në Itali nga disa krahasohet me Zlatan Ibrahimovic, do të nënshkruajë kontratë me Man United deri në verën e vitit 2029.
Holandezi i cili është 193 centimetra i gjatë, u rrit në ekipet e të rinjve të Sparta Rotherham dhe ADO Den Haag dhe mbërriti në Bayern Munich si adoleshent.
Dy vjet më parë, Bayern e shiti te Bologna për vetëm 8.5 milionë euro.
Zirkzee ishte pjesë e skuadrës holandeze edhe në kampionatin aktual evropian, i cili përfundoi për Holandën mbrëmë, kur u eliminua nga Anglia në gjysmëfinale dhe sulmuesi 23-vjeçar ishte rezervë gjatë gjithë turneut.
sport,joshua zirkzee,Manchester United,Premier League , joshua zirkzee,Manchester United,Premier League