Sot është dita e 4-të e Europianit, e cila do të ketë tre ndeshje të vlefshme për fazën e grupeve.
Në orën 15:00, Rumania do të përballet me Ukrainën në ndeshjen e parë të Grupit E.
Ndërsa dueli i dytë i grupit, do të luhet në orën 18:00 mes Belgjikës dhe Sllovakisë.
Sfida që do të mbyllë mbrëmjen, është mes Austrisë dhe Francës.
Të dyja skuadrat do të kërkojnë fitoren për t’i marrë kreun Holandës, e cila dje mposhti Poloninë me shifrat 2-1.
Ndeshjet:
RUMANI-UKRAINË ORA 15:00
BELGJIKË-SLLOVAKI ORA 18:00
AUSTRI-FRANCË ORA 21:00
lajme,sport,3 sfidat e ditës,dita e katërt,Euro 2024 , 3 sfidat e ditës,dita e katërt,Euro 2024