Dinamo ka bërë publik vetëm pak minuta më parë vendimin për përfundimin e bashkëpunimit me qendërmbrojtësin Rustem Hoxha.
Mbrojtësi 34-vjeçar ishte pjesë e “bluve” të kryeqytetit për 3 vite dhe në karrierën e tij ka fituar gjithçka në elitën e futbollit shqiptar, që nga Superiorja, te Kupa dhe Superkupa e Shqipërisë.
Te Dinamo, Hoxha është konsideruar një “vlerë e shtuar”, sidomos për shkak të eksperiencës që sillte në skuadër. Në sezonin 2025-2026, ai u aktivizua vetëm në 1 ndeshje, teksa problemet fizike u shndërruan në një makth për të.
Ende nuk dihet se cili do të jetë klubi i tij i ardhshëm, ndërsa sipas “Transfermarkt”, vlera e lojtarit është 25 mijë euro.


