Dinamo konfirmon rinovimin me Lorenco Vilën, sulmuesi firmos deri në verën e 2028

Dinamo konfirmon rinovimin me Lorenco Vilën, sulmuesi firmos deri në verën e 2028

Lajme

Lorenco Vila do të mbetet pjesë e Dinamos edhe në vazhdim. Siç kishte raportuar “Newsport.al” afro një muaj më parë, sulmuesi 27-vjeçar ka zgjedhur të vijojë rrugëtimin me skuadrën kryeqytetase.

Klubi i Superiores ka bërë publik rinovimin e kontratës së lojtarit, i cili ka hedhur firmën mbi një marrëveshje 2-vjeçare. Në këtë mënyrë, Vila do të jetë i lidhur me “Nëndetësen” deri në verën e vitit 2028.

NJOFTIMI:

Lorenco Vila, edhe 2 vite blu!

Vazhdojmë bashkë edhe me Lorenco Vilën. FC Dinamo dëshiron të bëjë me dije se ka rinovuar kontratën për dy vitet e ardhshme me futbollistin Lorenco Vila, pjesë e rëndësishme e jona gjatë 3 sezoneve të fundit.

Presidenti Adrian Bardhi dhe klubi e shohin këtë lojtar si një element me vlera në projektin ambicioz për t’i çuar 18 herë kampionët e vendit në majën e futbollit shqiptar.

Me kualitetin që zotëron dhe pjekurinë që ka fituar tashmë me fanellën dinamovite, besojmë fort se Vila është një nga ata lojtarë që do të marrin rolin e liderit të skuadrës sonë.

Promo