Dinamo konfirmon ndarjen me Jorgo Meksin, mbrojtësi 31-vjeçar largohet nga blutë

Dinamo konfirmon ndarjen me Jorgo Meksin, mbrojtësi 31-vjeçar largohet nga blutë

Lajme

Jorgo Meksi nuk do të vazhdojë më te Dinamo, me palët që kanë vendosur të mbyllin bashkëpunimin mes tyre. Një zhvillim i tillë ishte raportuar nga “Newsport.al” që më 29 maj të këtij viti.

Largimi i mbrojtësit të djathtë është bërë i ditur nga vetë klubi kryeqytetas përmes një “InstaStory”. Përkrah fotos së futbollistit, Dinamo ka shkruar “faleminderit”, duke zyrtarizuar kështu lamtumirën.

Meksi iu bashkua Dinamos në janarin e vitit 2024, pasi i dha fund eksperiencës së tij në Greqi me Chaidari. Pas kësaj ndarjeje, 31-vjeçari pritet të jetë një lojtar i lirë në merkato.

Gjatë sezonit të fundit, Jorgo Meksi u aktivizua në 26 ndeshje me fanellën e Dinamos, duke grumbulluar gjithsej 1,285 minuta dhe pa qenë një titullar i padiskutueshëm. Sipas “Transfermarkt”, vlera aktuale e anësorit është 150 mijë euro.

Sa i përket karrierës së tij, Meksi e nisi rrugëtimin në futboll me skuadrën greke të Panionios. Më pas, ai ka luajtur edhe për Ilysiakos, Skënderbeu, Kukësi dhe Chaidari.

Promo