Dinamo gjen përforcim te Partizani, David Fadairo drejt huazimit për ndeshjet e Conference League

Dinamo gjen përforcim te Partizani, David Fadairo drejt huazimit për ndeshjet e Conference League

Lajme

David Fadairo pritet të bëhet afrimi më i fundit i Dinamos. Sipas shtypit të shkruar, sulmuesi 25-vjeçar do të ndahet përkohësisht nga Partizani për t’u bashkuar me “Nëndetësen” në formë huazimi, vetëm për angazhimin në Kupat e Evropës, konkretisht në Conference League.

Me këtë lëvizje, Ilir Daja forcon repartin e avancuar, teksa Fadairo aktivizohet në krahun e djathtë të sulmit. Edhe pse periudha e tij te “Demat” nuk ka rezultuar sipas pritshmërive, futbollisti nigerian konsiderohet si një alternativë e vlefshme për sfidat evropiane.

Partizani e afroi Fadairon nga Teuta në janar të këtij viti. Megjithatë, në 7 ndeshjet e zhvilluara me fanellën e të kuqve, ai nuk ka arritur të shënojë dhe as të dhurojë asist.



Promo