Kampionati U-21 ka degjeneruar në dhunë mes lojtarëve. Gjatë ndeshjes së sotme mes Erzenit dhe Partizanit futbollistët janë përleshur me njëri-tjetrin.
Për pasojë, policia thotë se janë lënduar dy futbollistë të Partizanit, të cilët janë nën kujdesin e mjekëve.
“Rreth orës 14:00, në fushën sportive “Tofik Jashari”, është zhvilluar ndeshja e futbollit ndërmjet ekipeve të kategorisë U-21, Erzeni-Partizani.
Organizatorët e ndeshjes nuk kanë njoftuar Policinë për këtë aktivitet.
Në përfundim të ndeshjes, janë konfliktuar fizikisht lojtarët e 2 ekipeve.
Si pasojë, janë dëmtuar 2 lojtarë të ekipit Partizani, të cilët janë në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ndërkohë grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
sport,Erzeni,Partizani,superiore u21 , Erzeni,Partizani,superiore u21