Triumfi bindës 3-0 i Argjentinës ndaj Algjerisë, në orët e para të mëngjesit të kësaj të mërkure, 17 qershor, ka rikthyer diskutimin mes tifozëve të futbollit për atë se kush është më i miri mes Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos.
Teksa ylli argjentinas, i njohur si ‘La Pulga’, realizoi një het-trik, sulmuesi portugez 41-vjeçar pritet me interes të kundërpërgjigjet në fushë.
Sipas të dhënave të raportuara nga RMC Sport, përdoruesit e basteve në Polymarket po vendosin më shumë baste për lotët e legjendës portugeze.
Në total, mediumi sportiv bën të ditur se 86,000 persona kanë vënë bast për lotët e Cristiano Ronaldos.
Duke qenë se Ronaldo shpërtheu në lot pas eliminimit të Portugalisë nga Kupa e Botës 2022, shumë mendojnë se i njëjti skenar mund të përsëritet në Shtetet e Bashkuara gjatë këtij edicioni të ri që po zhvillohet aktualisht.


