Dëmtim i rëndë dhe operacion, Martial mbetet 10 javë jashtë fushave

Lajme

Sulmuesi francez i Manchester United, Anthony Martial, do të mungojë për gati 10 javë pasi iu nënshtrua një operacioni në ijë të mërkurën.

“Sulmuesi i Mançester United, Anthony Martial ka përfunduar me sukses operacionin pas problemeve në ijë dhe do të jetë jashtë fushës për rreth 10 javë”, thuhet në një deklaratë të klubit anglez të Premier League.
Lojtar i “Djajve të Kuq” që nga viti 2015, Martial, 28 vjeç, shënoi dy gola në 19 ndeshje këtë sezon.

Ai pritet të mungojë në disa ndeshje kyçe: kundër West Ham United, Aston Villa dhe Manchester City dhe ka gjasa të rikthehet në prill.

Kontrata e tij me “Djajtë e Kuq” do të përfundojë këtë verë. /abcnews.al



sport,Anthony Martial,Manchester United,Premier League , Anthony Martial,Manchester United,Premier League

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *