De Ligt rrezikon burgun – Albeu.com

Lajme

Probleme për mbrojtësin e Bayernit të Mynihut, Matthijs De Ligt. Ish-lojtari i Juves është nën hetim për mosdhënie ndihme.

Sipas asaj që u raportua nga mediat gjermane, më 7 gusht lojtari përplasi Audi Q8 me një makinë tjetër pranë qendrës stërvitore të Bayernit në Mynih, pa u ndalur.

Faktet datojnë mëngjesin e së mërkurës, policia tashmë po kryen hetime të mëtejshme për të kuptuar se si kanë ndodhur në të vërtetë gjërat.

Lojtari holandez rrezikon deri në 3 vite burg, pasi një dëshmitar do ta kishte njohur duke kontaktuar policinë. Makina e përplasur nga De Ligt u mor me tërheqje, pasi nuk mund të lëvizte më pas aksidentit.

Për më tepër, Bild kontaktoi me avokatin Marc Wederhake, i cili shpjegoi se çfarë rrezikonte ish-lojtari i Juventusit nëse shpallej fajtor: “Nëse dënohet, rrezikon deri në tre vjet burg ose gjobë. Shpesh, kur dënoheni për krime të tilla, dikush anon drejt një gjobe,” tha ai.



sport,Mathijs de Ligt , Mathijs de Ligt

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *