“Daku është i pazëvendësueshëm”, fituesi i Big Brother Vip: Kam luajtur me të, ka mentalitet të fortë

Lajme

Lënia jashtë e Mirlind Dakut nga trajneri Sylvinho për dy miqësoret me Kilin dhe Suedinë është kthyer në një temë të ‘nxehtë’ nëpër studio televizive.

Gjithashti flitet shumë nëse do të jetë në listën e Sylvinhon për Euro 2024 apo jo.

Në lidhje me këtë ka folur fituesi i Big Brother Vip Kosova, Lumbardh Salihi. Ky i fundit ka theksuar se Daku ka një mentalitet shumë të fortë dhe lojtarë si ai janë të pazëvendësueshëm dhe që i duhen kombëtares shqiptare në Euro 2024.

Ndër të tjera ka theksuar se sulmuesi jep zemrën në fushë dhe kjo motivon akoma më shumë lojtarët e tjerë për të dhënë maksimumin.

“Mirlindin unë e kam shumë shok. Kemi luajtur bashkë te Llapi dhe unë e di shumë mirë se çfarë mentaliteti ka ai. Kurr nuk është dorëzuar derisa ka mbërritur në këtë pikë që është tani, me lujt për Shqipërinë.

Me lujt për Shqipërinë më rrënqethet edhe mua trupi kur po e përmendi. Ka dhënë gjithçka në dy ndeshjet, ku ka shënuar. Ra menjëherë në sy se çfarë mentaliteti ka, e jep zemrën në fushë. Mendoj se për lojë serioze, për mu kualifiku në një kampionart europian, lojtarë si Daku janë të pazëvendësueshëm.

Jep zemrën në fushë dhe kjo motivon akoma më shumë skuadrën. Mendoj se Muja dhe Daku do të jenë të dy në kampionatin europian të ftuar nga Sylvinho”, ka theksuar ish-futbollisti i Llapit për “Dueli Sportiv”.



sport,kombetarja shqiptare,Mirlind Daku , kombetarja shqiptare,Mirlind Daku

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *