Cristiano Ronaldon, rekord i ri në Euro 2024

Lajme

Cristiano Ronaldo, gjithnjë e më shumë në historinë e futbollit. Në moshën 39-vjeçare, kampioni portugez vazhdon të magjepsë dhe këtë herë jo për një nga golat e tij, por për një rekord të ri të arritur.

Kapiteni i skuadrës së drejtuar nga Roberto Martinez, falë asistimit të dhënë për Bruno Fernandes kundër Turqisë, në fakt është bërë asistuesi më i mirë në historinë e kompeticionit, me 8 të tilla.

Tashmë golashënuesi më i mirë i turneut, me 14 gola dhe në paraqitjen e tij të gjashtë në Kampionatin Evropian, kaloi ish-mesfushorin çek, Karel Poborský.



sport,Euro 2024,Ronaldo , Euro 2024,Ronaldo

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *