Chelsea ka bërë zyrtare transferimin e mbrojtësit të Atalantës, Marco Palestra, gjatë afatit kalimtar të verës 2026.
Futbollisti 21-vjeçar ka firmosur me klubin londinez një marrëveshje shtatëvjeçare, e cila do të mbetet në fuqi deri në fund të qershorit 2033.
Sipas raportimeve, Chelsea do t’i paguajë Atalantës 55 milionë euro për kartonin e Palestrës, i cili konsiderohet si mbrojtësi i djathtë në skemat e Xabi Alonsos.
“Chelsea ka kënaqësinë të njoftojë nënshkrimin e lojtarit italian Marco Palestra nga klubi i Serie A, Atalanta”.
“21-vjeçari ka nënshkruar një kontratë deri në vitin 2033 dhe do t’u bashkohet shokëve të tij të rinj të ekipit për parasezonin nën drejtimin e trajnerit Xabi Alonso”, thuhet në njoftim.
Kujtojmë se Palestra u shpall mbrojtësi i vitit në Serie A për sezonin 2025/26, pasi spikati gjatë huazimit te Cagliari.



