Chelsea po synon sulmuesin e Athletic Bilbaos, Nico Williams, krahas nënshkrimit të një sulmuesi të ri këtë verë, sipas raportimeve nga Anglia.
21-vjeçari e ka vendosur veten si një lojtar kyç për Bilbaon që nga përparimi i tij në ekipin e parë tri vite më parë, dhe ka gjashtë gola dhe 11 asistime në të gjitha garat këtë sezon.
Chelsea ka shpenzuar tashmë mbi 1 miliard euro për nënshkrime të reja nën pronësinë e Clearlake Capital- Todd Boehly, por ende po kërkon përforcime të mëtejshme në skuadrën e Mauricio Pochettino pas një sezoni zhgënjyes.
Sipas The Telegraph, Williams është në listën e ngushtë të Chelseat për verën dhe klubi po shqyrton një lëvizje për anësorin, i cili ka një klauzolë lirimi prej 50 milionë eurosh.
Raportimi shton se Chelsea e ka bërë një ‘prioritet’ nënshkrimin e një sulmuesi të ri, me Victor Osimhen të Napolit dhe sulmuesin e RB Leipzig, Benjamin Sesko, dy objektivat e tyre kryesorë.
Sesko iu bashkua RB Leipzig nga Red Bull Salzburg verën e kaluar dhe ka shënuar shtatë gola në sezonin e tij debutues në Bundesligë. /Telegrafi/
sport,chelsea,Premier League , chelsea,Premier League