Brazili dominon Skocinë, Maroku siguron kalimin mes 16 më të mirëve në Botërorin 2026

Brazili dominon Skocinë, Maroku siguron kalimin mes 16 më të mirëve në Botërorin 2026

Lajme

Dy sfidat përmbyllëse të Grupit C në Botërorin 2026 u luajtën paralelisht pas mesnate, duke nisur nga ora 00:00. Nuk pati vend për befasi, pasi skuadrat e konsideruara favorite e konfirmuan epërsinë edhe në fushë.

Brazili mori një fitore të pastër 3-0 ndaj Skocisë, falë dy golave të Vinicius JR dhe një realizimi të Cunha. Në ndeshjen tjetër, Maroku mposhti Haitin me rezultatin 4-2, me autorë golash Hakimi, Saibari, Rahimi dhe Yassine për përfaqësuesen afrikane.

Pas këtyre rezultateve, Brazili dhe Maroku avancojnë në fazën e radhës me nga 7 pikë, duke u renditur përkatësisht në vendin e parë dhe të dytë. Skocia, ndërkohë, mbetet e treta me 3 pikë dhe vijon të shpresojë te një mrekulli për kualifikimin.

Promo