Adrian Bajrami është zyrtarisht futbollist i Bragës. Klubi portugez e ka konfirmuar vetëm pak minuta më parë afrimin e qendërmbrojtësit shqiptar, i cili ka nënshkruar kontratë deri në verën e vitit 2031.
24-vjeçari, i cili më herët u largua papritur nga Kombëtarja shqiptare për t’iu bashkuar Zvicrës pa lënë “gjurmë”, duket se ka vijuar të njëjtën linjë edhe në Portugali.
Mbrojtësi me profil defensiv u formua te Benfica, skuadra e kryeqytetit portugez, ndërsa tani do të luajë si kundërshtar i saj në të njëjtin kampionat. Para këtij hapi, destinacioni i tij i fundit ishte Luzerni në Superligën helvete.


