Besëlidhja ka bërë publik pak minuta më parë në rrjetet sociale transferimin e qendërmbrojtësit Ardit Topallaj, i cili vjen te skuadra lezhjane pas eksperiencës së fundit me Trepçën në Kosovë.
Mbrojtësi 26-vjeçar i nisi hapat e parë te ekipet e moshave të Ingolstadt në Gjermani, por më pas rruga e tij nuk vijoi plotësisht sipas pritshmërive. Në karrierën e tij spikat edhe kalimi në Turqi te Hatayspor, ndërsa në merkaton e dimrit të këtij viti iu bashkua Trepçës.
Te Besëlidhja e Lezhës besohet se përvoja e Ardit Topallaj në repartin defensiv do të ketë një peshë të rëndësishme në realizimin e objektivit kryesor për edicionin 2026-2027, ngjitjen në Superiore.


