Besëlidhja mban në skuadër Antonio Markun, mbrojtësi rinovon deri në verën e 2027

Besëlidhja mban në skuadër Antonio Markun, mbrojtësi rinovon deri në verën e 2027

Lajme

Besëlidhja do të vijojë të ketë në organikë Antonio Markun. Edhe pse marrëveshja e 34-vjeçarit mbyllej në këtë qershor, klubi dhe lojtari kanë arritur dakordësinë për vazhdimin e bashkëpunimit.

Mbrojtësi ka hedhur firmën për edhe një sezon tjetër, çka do të thotë se ai do të qëndrojë te Besëlidhja deri në verën e vitit 2027. Gjatë karrierës së tij, Marku është aktivizuar me Vllazninë, Dinamon, Laçin, Kukësin, Drenicën, Vëllaznimin, Suharekën, Teutën dhe Ferizajn.

Në njoftimin e klubit thuhet: “Antonio Marku rinovon me Besëlidhjen. Mbrojtësi mbetet pjesë e projektit për skuadrën që do na përfaqësojë në kategorinë e parë duke fituar besimin e drejtuesëve.”

Promo