Bayern Munich e ka bërë zyrtare blerjen e mbrojtësit 23-vjeçar Nathaniel Brown nga Eintracht Frankfurt, një tjetër skuadër e Bundesligës.
Lajmi për kalimin e anësorit gjerman u publikua nga vetë klubi bavarez përmes kanaleve të tij zyrtare në rrjetet sociale.
“FC Bayern ka nënshkruar me lojtarin e kombëtares gjermane, Nathaniel Brown, 23 vjeç, nga Eintracht Frankfurt me një kontratë deri më 30 qershor 2031”, thuhet në njoftim.
Futbollisti i krahut, i konsideruar shumë i talentuar, ka vendosur ta lidhë të ardhmen e tij me gjigantët bavarezë duke firmosur një marrëveshje afatgjatë deri në vitin 2031.
Edhe pse detajet zyrtare të operacionit nuk janë bërë publike, raportimet e mëhershme kishin treguar se shuma e transferimit shkonte në rreth 55 milionë euro.
Në edicionin e kaluar, Brown pati një sezon individual shumë të spikatur, teksa luajti në 33 ndeshje të Bundesligës, realizoi katër gola dhe kontribuoi me katër asistime vendimtare.


