La Liga

Barcelona dhe Atletico Madridi interesohen për Lisandro Martinezin e Manchester United

Lisandro Martinez mund të largohet nga Manchester United në afatin kalimtar të janarit. Mbrojtësi argjentinas ka tërhequr interesimin e Barcelonës dhe Atletico Madridit. Manchester United po shqyrton largimin e disa lojtarëve që nuk i konsideron thelbësorë për pjesën e mbetur të sezonit. Mes tyre…

Barcelona dhe Atletico Madridi interesohen për Lisandro Martinezin e Manchester United

Lisandro Martinez mund të largohet nga Manchester United në afatin kalimtar të janarit. Mbrojtësi argjentinas ka tërhequr interesimin e Barcelonës dhe Atletico Madridit.

Manchester United po shqyrton largimin e disa lojtarëve që nuk i konsideron thelbësorë për pjesën e mbetur të sezonit. Mes tyre raportohet se është edhe 28-vjeçari Martinez, e ardhmja e të cilit në “Old Trafford” mbetet e pasigurt.

Pas emërimit të Mauricio Pochettinos në krye të skuadrës, drejtuesit e “Djajve të Kuq” synojnë të bëjnë ndryshime në ekip gjatë janarit për të përmirësuar rezultatet dhe për t’u ndarë me futbollistët që nuk janë të domosdoshëm për projektin e ri.

Sipas TEAMtalk, Barcelona dhe Atletico Madridi po ndjekin situatën e Martinezit. Klubi katalunas e ka vlerësuar prej kohësh transferimin e tij, pasi kërkon një qendërmbrojtës që luan me këmbën e majtë. Martinez shihet si një partner i mundshëm i Pau Cubarsit në mbrojtje.

Edhe Atletico Madridi po e monitoron argjentinasin. Trajneri Diego Simeone e vlerëson profilin e bashkëkombësit të tij dhe beson se ai mund të krijojë një dyshe të fortë mbrojtëse me Cristian Romeron.

TEAMtalk raporton se dëshira e Martinezit për ta vazhduar karrierën në Spanjë mund të ndikojë në zgjedhjen e tij, duke i dhënë përparësi Barcelonës dhe Atletico Madridit. Ende nuk dihet nëse interesimi i tyre do të pasohet nga oferta zyrtare gjatë afatit kalimtar të janarit.