Babai i Haaland lë të hapur derën për Real Madridin: Vështirë t’i thuash jo klubit spanjoll

Babai i Haaland lë të hapur derën për Real Madridin: Vështirë t’i thuash jo klubit spanjoll

Lajme

Alf-Inge Haaland ka ushqyer zërat për një transferim të mundshëm të Erling Haaland te Real Madridi në të ardhmen, teksa pranoi se për çdo futbollist është e vështirë të refuzojë klubin nga Madridi.

Babai i sulmuesit norvegjez komentoi mbi të ardhmen e djalit të tij përpara sfidës mes Norvegjisë dhe Brazilit në fazën e 1/8-tës së Kupës së Botës 2026.

“Kalim te Real Madridi? Ai është shumë i lumtur te Manchester City dhe ka një kontratë afatgjatë”.

“Po presim fillimin e sezonit të ri… por kush nuk do të donte të luante për Real Madridin? Në futboll nuk i dihet kurrë se çfarë mund të ndodhë”, u shpreh Alf-Inge Haaland.

Erling Haaland është aktualisht i lidhur me Manchester Cityn me një kontratë që zgjat edhe për tetë vite të tjera.

Gjithsesi, sipas raportimeve, marrëveshja e tij përfshin një klauzolë lirimi, e cila mund të hyjë në fuqi duke nisur nga viti 2029.

Shifra e kësaj klauzole nuk është bërë e ditur publikisht, por besohet se, nëse Real Madridi ose një klub tjetër vendos ta aktivizojë, bëhet fjalë për një nga transferimet më të kushtueshme në historinë e futbollit.

Promo