Si rrallë herë më parë, Tirana mbyll merkaton e janarit pa asnjë blerje. Bardheblutë janë të penalizuar nga FIFA e cila i ka bllokuar merkaton për shkak të borxheve të papaguara ndaj ish-sulmuesit Tim Vayrinen.
Hera e fundit kur kryeqytetasit nuk kanë zhvilluar merkato në janar ishte në periudhën më të errët të historisë së tyre. Në janarin e vitit 2017, sezon kur Tirana do të binte nga Kategoria për herë të parë në histori.
26 herë kampionët e vendit kanë larguar deri më tani plot 6 futbollistë: Florent Hasani, Kaina Nunes, Albi Doka, Klevi Qefalija, Ardit Hila dhe Leo Ballhysa. Për 4 të parët drejtuesit kanë arkëtuar 550 mijë euro nga shitjet e tyre. /newsport.al/
sport,Abissnet Superiore,tirana , Abissnet Superiore,tirana