Okazion për Superioren, Herald Marku gati të lërë Rumaninë

Lajme

Herald Marku është një opsion për Kategorinë Superiore edhe pasi është mbyllur merkato e transferimeve në vendin tonë. Mesfushori ka një marrëveshje me skuadrën rumune UTA Arad që e lejon të largohet dhe pritet që me gjasë palët të ndahen brenda pak ditëve.

Klubet e Superiores mësohet të kenë nisur bisedimet me lojtarin ndërkohë që Marku ka prioritet të firmosi sërish jashtë Shqipërisë.

Këtë sezon në Rumani mesfushori ka luajtur 15 ndeshje, 13 në kampionat dhe 2 të tjera në Kupë. Në Shqipëri 27-vjeçari ka luajtur më parë për Tërbunin, Kastriotin, Vllazninë dhe Partizanin. /newsport.al/



sport,Abissnet Superiore,herald marku , Abissnet Superiore,herald marku

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *