Ardit Krymi mbyll kapitullin me Vllazninë: “Për tifozët vendosa të hesht”, shkodrani largohet nga klubi i zemrës

Ardit Krymi mbyll kapitullin me Vllazninë: “Për tifozët vendosa të hesht”, shkodrani largohet nga klubi i zemrës

Lajme

Ardit Krymi ka bërë publik vetëm pak minuta më parë, përmes një postimi në Instagram, vendimin për t’u larguar nga Vllaznia, skuadra e fëmijërisë së tij. Mesfushori defensiv 30-vjeçar është konsideruar prej kohësh si “motori” i ekipit, për rolin në lidhjen e reparteve dhe në rikuperimin e topit.

Nga mesazhi i publikuar kuptohet se lojtari ka pasur pakënaqësi, edhe pse ai është përpjekur t’i shprehë ato në mënyrë të tërthortë. Gjatë kohës te Vllaznia, mesfushori shkodran arriti të fitojë 2 herë Kupën e Shqipërisë, në sezonet 2020-2021 dhe 2021-2022, por nuk mundi të ngrejë titullin kampion në Superiore.

“Nuk kam kërku privilegje, vetëm respektin që besoj se e kam meritu pas gjithë viteve të sakrificës dhe kontributit në futboll.

Për hir të tifozëve zgjodha të hesht dhe të mos krijoj polemika, por heshtja nuk duhet ngatërruar me pranimin e padrejtësive.

Largohem me ndërgjegje të pastër, por me pengun ma te madh mos fitimin e titullit ne shkoder.Falenderoj tifozët që më kanë mbështetur gjithmonë.

Ju keni qenë arsyeja pse kam luftu deri ne sekonden e fundit ne fushe. Gjithashtu falenderoj te gjithe cunat e ekipit per keto vite qe i ndam se bashku. Faleminderit”, ka shkruar Krymi.

Promo