Ambientalistët vandalizojnë vilën 10 milionë euroshe të Messit, mburren publikisht me pamjet

Lajme

Vila e futbollistit më të madh të të gjitha kohërave, Lionel Messi, në Ibiza, ishte shënjestër e vandalëve, pra aktivistëve klimatik që e shkatërruan atë.

Mediat britanike e quajtën grupin ‘Futuro Vegetal’ një “eko-mafia”, dhe ata vetë publikuan një video ku shfaqeshin dy nga anëtarët e tyre duke qëndruar para një vile duke mbajtur një pankartë ku shkruhej: “Ndihmoni planetin – hani të pasurit. – shfuqizoni policinë”.

Aktivistët kanë spërkatur me bojë kuq e zi fasadën e bardhë të vilës së Messit dhe këtë e kanë bërë të ditur edhe në rrjetin social X.

“E kemi hedhur në plehra vilën e Messit në Ibiza. Vila është një ndërtim pa leje që futbollisti e ka blerë për shumën e pabesueshme prej 10 milionë eurosh”, shkruan një grup aktivistësh.

“Ndërsa krahu i djathtë ekstrem fajëson emigrantët për krizën dhe tregon dhunë ekstreme ndaj tyre, njerëzit si ne që luftojmë për një botë më të mirë e kuptojnë qartë se problemi është pabarazia sociale”, shtuan ata, duke akuzuar të pasurit se nuk reagojnë ndaj ndryshimeve klimatike.

‘Futuro Vegetal’ citoi gjithashtu një raport të Oxfam të vitit 2023, i cili tregoi se një për qind e popullsisë më të pasur të botës gjeneroi të njëjtën sasi të emetimeve të karbonit në 2019 si dy të tretat më të varfër të njerëzimit. /Telegrafi/



sport,Lionel Messi , Lionel Messi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *