Juventusi ka një rast të madh për tu bërë lider i ri në Serie A, pasi ndodhet vetëm dy pikë mbrapa liderit aktual Interit.
Zonja e Vjetër do të luaj në udhëtim te Lecce, derisa Interi nuk do të luaj këtë javë në kampionat për shkak të Superkupës italiane që po zhvillohet në Arabi.
Megjithatë ndeshja ndaj Lecces nuk do të jetë aspak e lehtë, pasi te Zonja e Vjetër në këtë sfidë do të jenë pa dy yjet e skuadrës, Adrien Rabiot dhe Federico Chiesa.
Ka qenë trajneri i Juventusit, Max Allegri që ka konfirmuar mungesat e dy yjeve për këtë sfidë shumë të rëndësishme.
“Kemi bërë një rrugëtim shumë të mirë, por ndaj Lecces kjo nuk ka rëndësi. Duhet të jemi të përqendruar pasi rrezikojmë të shkatërrojmë sezonin. Në Lecce ndeshjet janë gjithnjë të komplikuara, ata zhvillojnë paraqitje të mira në shtëpi”.
“Skuadra është mirë, por do të mungojnë Rabiot dhe Chiesa. Adrien ka një lodhje muskulore të pulpës që është diçka delikate, ndërsa Federicoka sërish probleme me gjurin. Kam tre sulmues në dispozicion, Vlahovic, Yildiz dhe Milik. Do të luajnë titullarë dy prej tyre”, u shpreh Allegri.
Juventus është në seri të mirë të fitoreve në kampionat, pasi ka marrë katër radhazi, derisa për humbje nuk di 23 shtatori kur u mposht nga Sassuolo 4:2. /Telegrafi/
sport,allegri,JUVENTUS,lecce , allegri,JUVENTUS,lecce