Albin Berisha gjen sërish golin me Petrolulin, por nuk arrin ta ndihmojë skuadrën e tij të marr pikë

Lajme

Albin Berisha po vazhdon me formë të lartë në Rumani, që kur u transferua nga Ballkani në janar, duke gjetur golin e dytë këtë kampionat.

Sulmuesi 23-vjeçari shënoi golin e vetëm të Petrolulit në humbjen ndaj Sepsit në shtëpi me rezultat 2-1.

Berisha shënoi në minutën e 87-të, por Petroluli pësoi më pas në fund të ndeshjes.

Ky ishte goli i dytë në pesë ndeshje në kampionatin rumun, me Berishën që ka pasur performancë të mirë edhe në ndeshjet e tjera.

Kjo ishte ndeshja e fundit e kampionatit të rregullt dhe Petroluli do të luajë në grupin e mbijetesës.

Albin Berisha u transferua te Petroluli për afro 250 mijë euro në afatin kalimtar të janarit. /Telegrafi/



sport,albin berisha , albin berisha

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *