Al-Nassr, kampioni i Arabisë Saudite, ka zyrtarizuar trajnerin e ri. Bëhet fjalë për Ange Postecoglou, teknikun 60-vjeçar me origjinë greke dhe kombësi australiane, i cili ka nënshkruar një kontratë 2-vjeçare me skuadrën ku aktivizohet edhe Cristiano Ronaldo.
Ndonëse në ditët e fundit ishte raportuar se drejtimin e Al-Nassr do ta merrte Roberto Martinez, pas përfundimit të Botërorit me Portugalinë, një skenar i tillë nuk është realizuar.
Sa i takon dy përvojave të tij më të fundit në Premier League, Postecoglou nuk ka pasur sukses, duke u shkarkuar fillimisht nga Tottenham dhe më pas nga Nottingham Forest.


