Akil Gjakova triumfon në dy përballjet e para në Grand Prix-n e Zagrebit

Reprezentuesi kosovar Akil Gjakova e ka nisur me dy fitore pjesëmarrjen në Grand Prix të xhudos që po zhvillohet në Zagreb. Në kategorinë deri në 73 kilogramë, Gjakova kaloi me sukses sfidën e parë kundër rumunit Lucian Dumitrescu. Edhe në duelin e dytë ai u tregua bindës, duke mposhtur ukrainasin…

Akil Gjakova triumfon në dy përballjet e para në Grand Prix-n e Zagrebit

Reprezentuesi kosovar Akil Gjakova e ka nisur me dy fitore pjesëmarrjen në Grand Prix të xhudos që po zhvillohet në Zagreb.

Në kategorinë deri në 73 kilogramë, Gjakova kaloi me sukses sfidën e parë kundër rumunit Lucian Dumitrescu.

Edhe në duelin e dytë ai u tregua bindës, duke mposhtur ukrainasin Serhii Nebotov me një uazari dhe një Yuko.

Në të njëjtën peshë, Dardan Cena u eliminua pas përballjes me kazakun Daniyar Shamshayev.