Adrian Bajrami pranë rikthimit në Portugali, mbrojtësi lë Luzernin për Braga

Adrian Bajrami pranë rikthimit në Portugali, mbrojtësi lë Luzernin për Braga

Lajme

Adrian Bajrami është shumë afër një transferimi të ri në futbollin portugez, këtë herë larg Benfica-s. Ish-qendërmbrojtësi i Kombëtares shqiptare, i cili më pas zgjodhi të përfaqësojë Zvicrën, pritet të nisë një etapë tjetër në karrierë.

Mbrojtësi 24-vjeçar do t’i japë fund qëndrimit te Luzern dhe do të kalojë te Braga. Sipas gazetarit Lorenzo Lepore, marrëveshja mes palëve është mbyllur, ndërsa firma pritet të vijë së shpejti. Gjithashtu, të dielën ai do t’i nënshtrohet edhe vizitave mjekësore.

Bajrami e nisi rrugëtimin e tij futbollistik në Zvicër, te moshat e Young Boys, ndërsa në gusht të vitit 2018 u transferua në akademinë e Benfica-s. Në janar të këtij viti ai u largua nga Benfica drejt Luzern për 900 mijë euro, por eksperienca e tij e dytë në Zvicër duket se do të jetë e shkurtër.

Sa i përket përfaqësueseve, Bajrami ka luajtur për Zvicrën U18, Shqipërinë U19, Shqipërinë U21 dhe Kombëtaren shqiptare A. Më pas ai mori vendimin për t’u larguar përfundimisht te Zvicra, por nga këta të fundit u la jashtë Botërorit 2026.

Promo