Isco nuk arriti ta ndal Barcelonën, Ferran Torres me het-trik dhe Joao Felix i jepin fitoren katalanasve

Lajme

Barcelona ka marr fitore në frymën e fundit ndaj Real Betisin si mysafir, në ndeshjen e javës së 21-të që u mbyll 4-2.

Ndeshja nisi me raste nga të dyja palët, ku skuadrat kishin rastet e tyre për gol.

Në minutën e 21-të gjithçka u zhbllokua, kur Pedri asistoi te Ferran Torres që shënoi për 1-0.

Ferran Torres ishte në fortë të mirë dhe e konfirmoi në minutën e 48-të kur shënoi për 2-0.

Në minutën e 57-të, Isco arriti të hap ndeshjen më një gol të bukur që erdhi pas një aksioni të rrjedhshëm.

Pas katër minutash, Isco shënoi edhe njëherë për të barazuar gjithçka në 2-2.

Por Barcelona duke e ditur që një barazim do t’i linte jashtë luftës për titull, u lëshua në sulm, duke gjetur golin e epërsisë në minutën e fundit të kohës së rregullt me Joa Felix (3-2).

Në kohën shtesë, Ferrat Torres kompletoi het-trikun, duke shënuar për 4-2 dhe duke ia siguruar fitoren Barcelonës.

Fitorja e mban Barcelonën në vendin e tretë me 44 pikë, shtatë më pak se lideri, Real Madridi. /Telegrafi/



sport,BARCELONA,Ferran Torres,Isco,Joao Felix , BARCELONA,Ferran Torres,Isco,Joao Felix

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *