Përse Duplantis përmirëson çdo herë rekordin me vetëm një centimetër?

Lajme

Armand Duplantis fitoi medaljen e artë në kërcimin me shkop në Lojërat e Parisit dhe konfirmoi, edhe pse nuk ishte nevoja, se është një nga më të mëdhenjtë në këtë specialitet. Suedezi, i nderuar nga shokët e tij, bëri një shfaqje pas përfundimit të finales, në të cilën ai theu edhe rekordin botëror, sërish me një centimetër. Për të nëntën herë ai ka përmirësuar rekordin botëror dhe po e përmirëson me inteligjencë me vetëm një centimetër çdo herë.

Lojërat Olimpike janë tradicionalisht një festë. Festa është fjala e duhur si për Duplantisin ashtu edhe për garat e tij, po të kemi parasysh që edhe kundërshtarët e duartrokasin: është tepër superior, fiton dhe meriton të fitojë.

‘Mondo’ (pseudonimi) fitoi medaljen e dytë të artë olimpike radhazi, të cilën e festoi me të dashurën dhe familjen e tij dhe duke imituar qitësin turk, u bë idhulli i internetit.

Kur ari në Paris ishte tashmë i tij, suedezi, me origjinë amerikane, madje u përpoq të thyente rekordin botëror dhe ia doli për të nëntën herë duke kërcyer me 6.25. E mrekullueshme dhe spektakolare. Stadiumi Saint Denis i dha një ovacion. Rekordi i thyer me vetëm një centimetër. Pse suedezi e ngriti kaq pak stekën? Sepse ai është një djalë i shkëlqyer, i zgjuar si dhe një kampion i madh.

Në fakt, federata ndërkombëtare (Ëorld Athletics) ka vërtetuar prej kohësh se çdo sportist që thyen një rekord botëror merr 100 mijë dollarë (rreth 92 mijë euro me kursin aktual). Është e vetëkuptueshme që Duplantis duhet të përmirësojë rekordin e tij me shumë pak cm për të marrë një bonus të konsiderueshëm. Ai theu rekordin në nëntë raste, gjithmonë me një centimetër dhe për këtë arsye fitoi një shumë vërtet të jashtëzakonshme (edhe pse jo gjithmonë 100,000). Duplantis mban rekordin e kërcimit me shkop si brenda dhe jashtë, dhe do të ketë mundësinë ta përmirësojë shumë herë të tjera.

Herën e parë ai e bëri me 6.17 në Poloni dhe ishte shkurti i vitit 2020. Më pas e përmirësoi me një centimetër disa javë më vonë. Më pas theu rekordin tre herë në 2022, e fundit në Kampionatin Botëror në Eugene, dy rekorde të tjera të thyera në 2023, përpara se të ngrihej në 6.24 dhe më pas në 6.25 në Lojërat Olimpike të Parisit.



sport,Armand Duplantis , Armand Duplantis

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *