Atlrtja Luiza Gega, nuk ia ka dalë që të sigurojë pjesëmarrjen në finalen e 3000 metrave me pengesa në Lojërat Olimpike, pasi është eliminuar në kualifikueset për këtë disiplinë.
Kampionia shqiptare garonte në baterinë e dytë të kualifikueseve, por nuk mundi të rivalizonte me kundërshtaret e saj për 5 vendet e para që do ta çonin në finalen e këtij evenimenti, pasi shfaqi vështirësi të mëdha dy xhiro para fundit.
Ajo regjistroi kohën 9:27:41 në baterinë e saj, ndërsa vendi i pestë dhe i fundit që u kualifikua nga kjo bateri, kazakja Jeruto, regjistroi kohën 9:16:46.
Kështu, atletika shqiptare mbylli pjesëmarrjen e saj në Lojërat Olimpike, pasi Franko Burraj kishte marrë pjesë një ditë më parë në kualifikueset e garës së 100 metrave.
lajme,sport,finale,Lojërat Olimpike,Luiza Gega,nuk kualifikohet , finale,Lojërat Olimpike,Luiza Gega,nuk kualifikohet