Notarja braziliane Ana Krolina Vieira, u përjashtua nga Lojërat Olimpike “Paris 2024”, pasi doli pa leje nga fshati olimpik për të takuar të dashurin Gabriel Santos, për të shijuar jetën e natës në kryeqytetin francez.
Sipas mediave braziliane, kur iu kërkua llogari nga Komiteti Olimpik Brazilian, ajo shfaqi një sjellje agresive dhe u mor vendimin për ta dërguar në shtëpi, shkruan Living.
Sipas institucionit olimpik brazilian, 22-vjeçarja tregoi mungesë respekti dhe agresivitet.
Partneri i saj Santos, i cili u eliminua në garat e stilit të lirë 4×100 për meshkuj, gjithashtu u penalizua, por ai kërkoi falje për veprimin dhe nuk u pezullua.
Çifti është pjesë e Esporte Clube Pinheiros, një nga klubet braziliane të atletikës me më shumë sportistë në Lojërat Olimpike të Parisit.
sport,Ana Krolina Vieira,Lojërat Olimpike,notarja braziliane,perjashtohet , Ana Krolina Vieira,Lojërat Olimpike,notarja braziliane,perjashtohet