20 milionë euro në sezon, Ilkay Gundogan përgatit largimin nga Barcelona

Lajme

Ilkay Gundogan mund të largohet nga Barcelona gjatë kësaj merkatoje verore.

Mesfushori gjerman po mendon që të kënaqë vetëm përsa i përket kushteve ekonomike, dhe diçka të tilla Barcelona nuk ia mundëson.

Ofertat për Gundogan nuk mungojnë, aty ku Galatasaray ka shfaqur interes në javët e fundit.

Por, oferta stratosferike vjen nga Katari. Është klubi i Al Sadd që kërkon të transferojë Gundogan, madje i kanë ofruar këtij të fundit një pagë të majme, prej 20 milionë eurosh në sezon.

Kontrata e paraqitur në tavolinë është 3-vjeçare dhe tashmë gjithçka është në dorën e vetë futbollistit.

33 vjeçari ka edhe 1 vit kontratë me Barcelonën dhe me shumë mundësi rinovim nuk do të ketë.

Në këto kushte, Barça s’dëshiron ta humbasë falas, por të fitojë ndonjë cent nga largimi i mesfushorit.



sport,BARCELONA,Ilkay Gundogan,la liga , BARCELONA,Ilkay Gundogan,la liga

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *