Gega përpara Olimpiadës së tretë në karrierë: Rrugëtimi i gjatë, por ja ka vlejtur!

Lajme

Luiza Gega publikoi sot një letër në rrjetet sociale ku i drejtohej të gjithëve. Kampionia shqiptare e atletikës është në Olimpiadën e saj të tretë në karrierë. Pas “Rio 2014” dhe “Tokio 2020” sfida e radhës është në “Paris 2024”.

Kampionia e Europës në garën e 1500 metrave me pengesa në letrën e saj falenderonte trajnerin, sponsorët dhe shtetin shqiptar për mbështetjen e dhënë gjatë karrierës së saj 15-vjeçare.

“Ka qenë shumë sfilitës ky rrugëtim i gjatë, por që ja ka vlejtur çdo kujtim që kam krijuar dhe që do të ngelen aty për të gjithë jetën.

Që në fillimet kur nisi ëndrra Olimpike e dija që duhej një punë shumë e madhe ku mes qindra atletëve duhet të isha një ndër më të mirat për të shkuar Lojrave Olimpike. Synimi gjithmonë ishte të shkoja më normë sepse e di që nuk do ta shijoja ndryshe vajtjen time atje dhe ashtu ndodhi që në Olimpiadën time të parë.

Më besoni kur ju them që kam punuar aq shume po aq shumë për të qenë në këtë nivel dhe vetëm trajneri im e di sa shumë e kam shtyrë veten për të realizuar ëndrra që dukeshin të pamunduara me aq pak mbështetje që kishim sidomos në fillimet e këtij rrugëtimi.

Por sot ndihem shumë krenare për veten sepse e di qe kam dhënë maksimunin tim dhe kurrë nuk hoqa dorë për të realizuar endrrat e mia.

Sigurisht që e mira nuk ka fund por kur mendoj që nga e fundit në Europë në garën time të parë mbas 13 vitesh arrita të ngjitem në majë të saj është diçka që nuk mund ta shpjegoj si ndihesh kur i thua vetes “JA DOLA”.

Do doja në fakt që ky vit të me kishte nisur më mirë, të mos kisha ato shqetësime shëndetësore që mu shfaqën por gjithsesi kam ende besim që mund të ja dal për të krijuar një kujtim të bukur nga këto Lojra Olimpike.

Sigurisht që unë sado të punoja fort nuk do te ja kisha dalë kurrë pa familjen time. Nuk do ja kisha dalë kurr pa trajnerin tim që ka bërë të pa mundurën për mua dhe pa Olympic Albania, e cila më mbështet prej 15 vitesh”, shkruan Luiza Gega, e cila do të niset pas pak orësh drejt Parisit.



sport,Luiza Gega , Luiza Gega

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *