Holanda përmbys gjithçka dhe eliminon turqit

Lajme

Përmbysje e çmendur e të besuarëve të Ronald Koeman dhe fitore e mjaftueshme për të kaluar ne gjysmëfinale.

Turqia e cila tregoi një lojë shumë cilësore, eliminohet pas kësaj humbje.

Gakpo shfytëzon në maksimum pasimin e Dumfires dhe realizon golin e përmbysjes së shifrave. 6 minuta fantastike të “tulipanëve” që tashmë i gëzohen avantazhit për herë të parë në mbrëmje. Në Olympistadion të Berlinit po luhet edhe sfida e fundit e çerekfinaleve të Euro 2024, ajo mes Holandës dhe Turqisë. Të dyja këto skuadra janë në kërkim të biletës së fundit për në gjysmëfinale.

Pjesa e parë ishte e qetë, me të dyja skuadrat që më shumë studiuan njëra-tjetrën se sa kërkuan të “ngacmonin”, megjithatë u desh të vinte minuta e 35-të, që pas asistit perfekt të Arda Guler, Akaydin me kokë të shtynte topin drejt rrjetës, për golin e avantazhit për të besuarit e Vincenzo Montelës. Përfundon pjesa e pare 0-1 në Olympiastadion të Berlinit, në sfidën mes Holandës dhe Turqisë, e vlefshme për raundin e çerekfinaleve të Euro 2024.

Deri tani vendos goli me kokë I Akaydin, në minutën e 35-të, me të besuarit e Vincenzo Montellës që vijojnë të dhurojnë surpriza në këtë evropian. Në mesin e pjesës së dytë vjen edhe barazpesha, krosim perfekt nga ana e Depay dhe De Vrij “harrohet” nga turqit në mesin e zones e godet saktë me kokë, për t’I çuar shifrat në 1-1, 20 minuta nga fundi i lojës.



sport,Euro 2024 , Euro 2024

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *