Nagelsmann: Nuk meritonim të eliminoheshim

Lajme

Julian Nagelsmann, trajneri i Gjermanisë, komentoi për eliminimin në çerekfinale të Euro 2024:

“Urime Spanjës që arriti në gjysmëfinale. Ndeshja ishte shumë e hapur në pjesën e parë. Ne ishim më të mirë në pjesën e dytë dhe nga minuta e 60 e tutje”.

“Në rastin e fundit pranuam golin. Fatkeqësisht nuk ishim në gjendje të ushtronim presion të mjaftueshëm në krah. U thashë lojtarëve se nuk e meritojnë të dalin nga gara. Të gjithëve na mungojnë familjet tona, por asnjëri prej nesh nuk donte të largohej”.

“Që nga fillimi i këtyre gjashtë javëve të fundit ka pasur një atmosferë të shkëlqyer në grup. Ishte e qartë se ne dhamë gjithçka për ta fituar këtë ndeshje”.

The post Nagelsmann: Nuk meritonim të eliminoheshim appeared first on Albeu.com.

sport ,

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *