Përpara ndeshjes çerekfinale të Spanjës kundër Gjermanisë në Euro, legjenda e Bundesteam, Jens Lehmann e quajti Spanjën ‘shumë të re dhe të papërvojë’.
Por, Lamine Yamal kishte për të thënë në lidhje me deklaratën e legjendës së Arsenalit që përfaqësoi Die Manschaft.
“Çfarë mund të thotë tjetër? Ai është gjerman dhe dëshiron të ndihmojë ekipin e tij, por ne kemi thënë tashmë se këto gjëra na ndihmojnë të jemi më të motivuar”, deklaroi ylli i Barcelonës.
“Do të shohim në fushë nëse jemi në të vërtetë të rinj dhe pa përvojë”.
“Po ruaj golin tim për Gjermaninë”, shtoi më tej Yamal.
Një përgjigje mjaft e pjekur nga 16-vjeçari. Ai po shkëlqen brenda dhe jashtë fushës këto ditë.
Me një moshë mesatare prej 28.5 vjeç, Gjermania ka skuadrën ‘më të vjetër’ në Euro. Spanja, megjithatë, ka vetëm listën e 11-të më të re në turne, 27.0 vjeç.
Spanja përballet me Gjermaninë të premten, më 5 qershor, në orën 18:00. /Telegrafi/
sport,lamine yamal , lamine yamal