Jude Bellingham është nën hetim nga UEFA, e cila ka vendosur një afat të rreptë kohor për yllin anglez.
Bellingham ishte heroi i Anglisë në ndeshjen e raundit të 16-të të Euro 2024 me Sllovakinë, duke shënuar një gol mahnitës në kohën shtesë për të mbajtur gjallë Tre Luanët – ndërsa kapiteni Harry Kane shënoi golin në vazhdime për të vulosur vendin e tyre në tetë të fundit.
Me një përplasje kundër Zvicrës në horizont, tifozët anglezë janë në pritje të një verdikti nga UEFA pasi organi evropian konfirmoi se ata kanë nisur një hetim për gjestin e Bellingham në drejtim të bankinës së Sllovakisë.
21-vjeçari shkroi në X se gjesti ishte një ‘shaka e brendshme’, por UEFA i ka shkruar një letër yllit të Anglisë.
Bellinghamit i është kërkuar të shpjegojë veprimet e tij dhe ka vetëm tri ditë për t’iu përgjigjur letrës.
Anglia përballet me Zvicrën të shtunën dhe Bellingham mund të përballet me një ndalim për veprimet e tij, megjithëse ky rezultat shihet si i pamundur.
Sipas The Daily Mail, mesfushori i Real Madridit do të thotë se ai nuk donte të ofendonte me gjestin, por UEFA gjithashtu do t’i shkruajë federatës sllovake për reflektimet e tyre mbi shkeljen e supozuar.
Aktualisht nuk ka asnjë indikacion se kur do të përfundojë hetimi i UEFA-s.
sport,Euro 2024 , Euro 2024