“Ndihet pak i vetmuar në Rusi”! Flet babai i Mario Mitajt: Nuk ka me kë të shoqërohet apo të kalojë kohën

Lajme

Rusia nuk është ambienti më i mirë i mundshëm për t’u rritur lojtarët shqiptarë.

Këtë po e provon mbi supe edhe Mario Mitajt, ku përtej talentit dhe potencialit të madh, nuk po gjen hapësirën e nevojshme dhe besimin në të.

Në një intervistë të fundit të babait të lojtarit, Lin Mitajt, ai shprehet se djali i tij ndihet pak i vetmuar në Rusi.

“Lokomotiva e trajton shumë mirë Marion, por ndihet pak i vetmuar, nuk ka me kë të shoqërohet apo të kalojë kohën. Ne si prindër nuk e kemi vizituar ende në Rusi për shkak të situatës aktuale politike. Mario do të donte të kalonte në një ekip tjetër, ku ka më shumë besim, ka interes nga Italia dhe në disa vende të tjera, por pyetja është se çfarë do të kërkojë ekipi për transferimin e tij”, tha Lin Mitaj.



sport,kombetarja shqiptare,mario mitaj , kombetarja shqiptare,mario mitaj

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *