PSG bën gati “thasët”, ylli argjentinas në radarët e francezëve

Lajme

Është padyshim një prej lojtarëve më të kompletuar sa i përket trofeve të fituar, por edhe ndër më të talentuarit e momentit.

Ylli argjentinas i Manchester Cityt, Julian Alvarez, është kthyer në një prej emrave më të lakuar në këtë merkato vere.

Prej kohësh, pas tij janë vënë “gjigantët” e Spanjës, Barcelona dhe Atletico Madrid, por nuk mbaron me kaq.

Sipas raportimeve më të fundit të mediave, për kartonin e 24-vjeçarit tashmë në garë kanë hyrë edhe Paris Saint-Germain.

Drejtori sportiv i PSG, Luis Campos, pritet të nisë së shpejti negociatat me anglezët për transferimin në “Parc des Princes” të argjentinasit, i cili shihet si zëvendësuesi perfekt i Kylian Mbappe.

Ndërkaq, kujtojmë se sezonin që sapo lamë pas, Julian Alvarez ka zhvilluar plot 54 paraqitje me fanellën e Manchester City.

Ai ka arritur të shënojë 19 gola dhe të asistojë shokët e tij të skuadrës në 13 raste të tjera.

Sa i përket trofeve, vetëm edicionin e shkuar ai ka arritur të fitojë Superkupën e Evropës, Botërorin e Klubeve dhe trofeun e dytë të Premier League.



sport,julian alvarez,Manchester City,Premier League , julian alvarez,Manchester City,Premier League

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *