Ivan Toney ka shënuar gol në rikthimin e tij tek ekipi i Brentfordit për herë të parë që tetë muaj dhe atë e festoi duke falenderuar një pjesëtar të familjes.
Toney u rikthye në ekipin e Brentfordit pas suspendimit prej tetë muajsh për thyerje të rregullave për bastëvënie, dënim ky që i përfundoi këtë javë.
Ai u rikthye me stil, duke shënuar gol brenda 20 minutave të para të ndeshjes, për të barazuar rezultatin në 1-1 ndaj Nottingham Forestit.
Toney shënoi nga gjuajtja e lirë nga një distancë prej 20 metrash, duke lënë pa asnjë shans portierin mysafir Matt Turner.
Gjatë momentit të festimit, Toney mori në duar një bluzë nga një anëtar i stafit të Brentfordit, ku thuhej: “Për ty, xhaxha Brian”.
Ani pse nuk ka luajtur që një kohë të gjatë, interesimi i disa klubeve të mëdha evropiane për të siguruar shërbimet e Toney, nuk është zbehur asnjëherë.
Klubet si Chelsea dhe Arsenal kanë shprehur interesim të madh për të marrë nënshkrimin e 27-vjeçarit, i cili edhe vet personalisht ua ka konfirmuar dëshirën drejtuesve të klubit që në një të ardhme të afërt të largohet nga Brentfordi. /Telegrafi/
sport,Brentford,ivan toney , Brentford,ivan toney