Mario Balotelli është shumë pranë rikthimit në elitën e futbollit italian Serie A.
Sulmuesi italian është pjesë e skuadrës turke Adan Demirspor, por ka vendosur të largohet gjatë afatit kalimtar të janarit, pasi klubi turk është në krizë financiare.
33-vjeçari nuk ka luajtur shumë pasi ka vetëm pesë ndeshje këtë edicion duke shënuar tre gola, megjithatë ka shumë admirues në Serie A.
Salernitana është skuadra favorite për të nënshkruar me lojtarin dhe janë në bisedime të avancuara me të.
Megjithatë në garë për lojtarin kanë qenë edhe Udinese dhe Empoli që gjithashtu po shpresojnë të bindin ‘Super Marion’.
Por së fundmi për Super Marion interesim kanë shprehur edhe Lecce, Monza dhe Cagliari që kërkojnë të përforcojnë repartin ofensivë.
Ish-reprezentuesi italian ka vendosur për tu rikthyer në Serie A, derisa tani mbetet të shihet se cila skuadër do t’i fitoj shërbimet e tij. /Telegrafi/
sport,mario balotelli,serie a , mario balotelli,serie a