Ka përfunduar faza e grupeve në Kampionatin Evropian të futbollit, pas së cilës dihen çiftet e 1/16-tës, e ku na presin ndeshje shumë të bukura.
Në fazën tjetër të garës nuk do të ketë derbi të mëdhenj, por bien në sy duelet e forta si Zvicër – Itali, Gjermani – Danimarkë dhe Francë – Belgjikë.
Sllovenia do të luajë me Portugalinë, ndërsa anglezët jo bindës patën fat dhe do të testojnë forcat ndaj Sllovakisë.
Spanjollët që treguan më së shumti, do të luajnë kundër befasisë më të madhe, Gjeorgjisë. Dy çiftet e mbetura takohen Rumani – Holandë dhe Austri – Turqi.
Në të njëjtën kohë, ana e majtë e shortit duket vërtet e frikshme. Spanja, Gjermania, Portugalia dhe Franca janë në të njëjtin anë të shortit, ku vetëm njëra nga to d o të shkojë në finale.
Anglezët në anën tjetër kanë një rrugë të “hapur” për në finale, ndonëse duket qartë se me këtë lloj loje nuk janë favoritë ndaj askujt. Gjithashtu, kampionët në fuqi, Italia, mund të shkojnë në mënyrë të papritur larg, duke qenë se janë në pjesën më të lehtë të shortit.
Çiftet dhe orari i 1/16-tës në Euro 2024:
29 qershor
Zvicër – Itali ora 18:00
Gjermani – Danimarkë ora 21:00
–
30 qershor
Angli – Sllovaki ora 18:00
Spanjë – Gjeorgji 21:00
–
1 korrik
Francë – Belgjikë ora 18:00
Portugali – Slloveni ora 21:00
–
2 korrik
Rumani – Holandë ora 18:00
Austri – Turqi ora 21:00
sport,Euro 2024 , Euro 2024