Federata e Anglisë ka konfirmuar se Phil Foden është larguar përkohësisht nga kampi i kombëtares pas barazimit të ekipit kundër Sllovenisë.
Foden startoi në barazimin pa gola të Anglisë kundër Sllovenisë të martën.
Ai ka nisur secilën nga ndeshjet e grupit të Tre Luanëve në Grupin C, pasi ka luajtur në fitoren 1-0 të ekipit të tij ndaj Serbisë dhe barazimin kundër Danimarkës.
Por, ylli i Manchester Cityt është larguar përkohësisht nga kampi për një “çështje urgjente familjare”, sipas një zëdhënësi të federatës angleze.
24-vjeçari është kritikuar për paraqitjet e tij në Euro 2024 pasi Gareth Southgate e ka vënë atë në krahun e majtë, me Jude Bellingham që luan si nr.10.
Mirëpo, Foden shkëlqeu te Manchester City sezonin e kaluar pasi luajti në një pozicion më qendror dhe shënoi 27 gola në të gjitha garat.
Ndërkohë, Anglia kryesoi Grupin C dhe rifilloi fushatën e saj në Euro të dielën kundër një kundërshtari që do të përcaktohet sonte. /Telegrafi/
sport,Euro 2024 , Euro 2024