Ylber Ramadani ndihet i zhgënjyer pas eliminimit të Shqipërisë nga Euro 2024

Lajme

Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Ylber Ramadani, tha në një intervistë të shkurtër pas mbërritjes në aeroportin e Rinasit, se është ndjerë i zhgënjyer me eliminimin e Shqipërisë.

Sipas Ramadanit, lojtarët kanë dhënë më të mirën nga vetja, por që dëshira e tyre ishte që të avanconin më tutje.

Ai gjithashtu tha se duhet të kishin bërë më mirë në duelin me Kroacinë, aty ku Shqipëria pati rastet për t’i fituar pikët e plota.

“U ndjeva shumë mirë po i zhgënjyer që nuk mundëm ta vazhdojmë. Provuam të japim më të mirën, por dëshironim të shkonim më shumë.

Përkrahja e shqiptarëve ka qenë fantastike dhe që do të rrijë në memorien time, por kjo është një eksperiencë që do të na shërbejë për të ardhmen.

Do duhej të kishim bërë më shumë me Kroacinë, dhe dje e meritonim një pikë… trajneri na tha se ishte krenar me ne sepse kemi luajtur përballë skuadrave të forta”, u shpreh Ylber Ramadani. /TCH/



sport ,

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *