Ndeshja e parë zyrtare në vitin 2024 në futbollin kosovar do të zhvillohet në Antalya të Turqisë, ku është një finale.
Kampioni në fuqi i Kosovës, Ballkani dhe fituesi në fuqi i Kupës së shtetit, Prishtina do të përballen në finalen e Superkupës së Kosovës.
Të dyja skuadrat po qëndrojnë në Antalya për fazën përgatitore dhe FFK ka vendosur edhe këtë vit që finalja të zhvillohet në qytetin bregdetar turk.
Fituesi në fuqi i Superkupës është Ballkani që vitin e kaluar e mposhti Llapin pikërisht në Antalya.
Të dyja skuadrat janë përgatitur për këtë sfidë dhe synojnë që ta nisin vitin 2024 me trofe.
Dueli mes Ballkanit dhe Prishtinës zhvillohet me fillim nga ora 11:00 me kohën tonë lokale në Kosovë. /Telegrafi/
sport,Ballkani,PRISHTINA , Ballkani,PRISHTINA