Shqipëria arriti të merrte një barazim në frymën e fundit përballë Kroacisë duke e ndalur me rezultatin 2-2.
Një dramë e vërtetë ato 20 minuta të fundit të ndeshjes me kroatët që përmbysën golin e Qazim Laçit e më pas Gjasula riktheu baraspeshën në minutën e 95’.
1 pikë që mban gjallë shpresën e Kombëtares për kalimin e grupit, edhe pse ishim kaq pranë fitores që mund të na dërgonte me një ‘këmbë’ në fazën tjetër.
Drama e kësaj ndeshje ka bërë bujë anembanë botës në mediet më prestigjoze që janë shokuar nga paraqitja e kuqezinjve.
Prestigjozja amerikane ESPN shkruan në Instagra,: Shqipëri, a e keni seriozisht.
Në Itali është sajti Fanpage.it që e konsideron këtë barazim si një favor ndaj Kombëtares së tyre që është më pranë kualifikimit. Faqja e famshme e futbollit në rrjete sociale, 433 shkruan: Drama deri në minutën e fundit
Një tjetër medium amerikan, BR Football i kushton postimin Gjasulës duke shënuar: Rimëkëmbje për Klaus Gjasulën. Sky Sports shkruan: Shqipëria shpëton një pikë nga Kroacia në minutën e fundit të ndeshjes.
sport,Euro 2024,kombetarja shqiptare , Euro 2024,kombetarja shqiptare