Bëri shqiponjën para tifozëve serbë, UEFA merr vendimin drastik për Arlind Sadikun

Lajme

UEFA është treguar me “dorë të hekurt” ndaj gazetarit shqiptarë. Arlind Sadiku është përjashtuar nga Euro 2024.

Në këto kushte gazetari shqiptar nuk do të mund të raportojë më për sfidën Kroaci – Shqipëria apo për sfidat e tjera të këtij turneu.

E gjitha kjo ka ndodhur për shkak të simbolit të shqiponjës që Sadiku bëri në sfidën mes Serbisë dhe Anglisë.

Në një moment kur tifozët serb po këndonin në kor “Kosova është Serbi”, Sadiku bëri para tyre simbolin e Shqipërisë.

Kjo është konsideruar si provokim nga pala serbe dhe në këtë mënyrë kanë kërkuar të merren masa ndaj tij.

Kështu UEFA e ka përjashtuar gazetarin nga Kosova nga ky turne. Diçka e tillë sigurisht ka ‘tronditur’ opinionin sportiv dhe të gjithë tifozët, pasi kjo nuk është e drejtë.



sport,arlind sadiku,Euro 2024 , arlind sadiku,Euro 2024

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *